Shtabi Qendror Zgjedhor pranë Bashkimit Demokratik për Integrim ka qëndruar sot në Komunën e Strugës ku me fjalim është paraqitur kryetari i partisë z. Ali Ahmeti i cili sot morri një mbështetje të madhe nga qytetarët të Strugës të cilët kishin stërmbushur vendin e tubimit me çka njëzëri i thanë PO idesë së kryeministrit të par shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kryetari i integristëve, z. Ahmeti tha se çdo kapitull i ri dëshiron energji të reja dhe se tani më mbyllur një kapitull me plotë sukses për shqiptarët por edhe për vetë shtetin.
“Duke mos dashur të elaboroj të bërat që janë bërë, pasi të gjithë i prekin dhe i shohin por edhe më tutje kemi shumë punë për të bërë, duhet të shkrimë energjitë tona për ditë më të mira se këta që i kemi lënë pas. Populli thotë se e keqja që nuk ka fund edhe të mirat nuk kanë fund. Jemi përpjekur që të bëjmë punë të mira duke mos zhgënjyer votuesit tanë e në përgjithësi shqiptarët duke i përfaqësuar me dinjiteti si kombëtarisht ashtu edhe në arenën ndërkombëtare dhe për këtë jam mirënjohës për përkrahjen që keni dhënë prej 2 dekadave me radhë. Sot jemi anëtar të NATO-s kemi hapur negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ky është kapitull i ri që hapet dhe kërkon energji për ti zbatuar e jetësuar standardet që përshpejtojnë rrugën drejt anëtarësimit të plotë drejt BE-së ,” u shpreh Ahmeti.
Kryetari i BDI-së, z.Ahmeti u shprehë optimist se me kuadrot që posedojnë brenda 5 viti do të realizohet qëllimi për anëtarësim në BE dhe se kthim prapa nuk ka.
“Do të ketë vija të kuqe për çdo këndë që dëshiron të cenoj ose mohoj Marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarin andaj kthim pas nuk ka me çka partner në këtë vend nuk ka. Bashkimi Demokratik për Integrim respekton themelet e çelikta që janë vendosur për ti çuar përpara çështjet. Pa kompromis do të jemi për standardet që duhet të vendosen si për vetting, rritjen e cilësisë dhe kualiteti në arsim, shëndetësi, pushtet vendor, infrastrukturë pasi duke mos punuar në këtë drejtim nuk mund të jemi anëtarë të denjë të BE-së,” potencoi Ahmeti.
Ka njerëz të cilët janë skeptik për idetë tona, ka njerëz që nuk besojnë se mund të arrijmë sukses tha z. Ahmeti por nuk mund tu mbushim mendja të gjithëve sa do fakte që ekzistojnë.
“Të gjithë ju e dini se shqiptarët kanë ëndërruar për një Skënderbe që të jetë në një cep të vogël të këtij vendi dhe po të pyesnim ndokënd para 30 viteve se heroi kombëtar do të vendosej në mes të Shkupit do të na përgjigjeshin se na ka lëndë mendja. Sot kemi shtatoret e Isa Boletinit dhe Hasan Prishtinës dhe po të thoshte para do kohe dikush se Talat Xhaferi kryetari i parlamentit do të ngrit flamurin e NATO-s, kush do e besonte një komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Kryeministri shqiptar nuk bëhet? Pse nuk bëhet? Askush nuk ma jep përgjigje, ndërkaq këmbët ju dridhen nga kjo ide,” përfundoi fjalimin kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti.