Bashkëbisedim i Kryetarit Ahmeti, me rininë, në Kompleksin Memorial “Nëna Shqiptare”

Zajaz, 10 qershor 2026

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, bashkëbisedoi me të rinjtë në Kompleksin Memorial “Nëna Shqiptare” në Zajaz, me rastin e 10 Qershorit – Ditës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në një vend që simbolizon sakrificën, qëndresën dhe kujtesën kombëtare, u diskutua për rrugëtimin historik të shqiptarëve, sfidat e kohës sonë dhe përgjegjësinë që ka çdo brez për ruajtjen dhe avancimin e vlerave për të cilat janë sakrifikuar gjenerata të tëra.

Kryetari Ahmeti vlerësoi veçanërisht pjesëmarrjen e madhe të të rinjve, energjinë e tyre pozitive dhe gatishmërinë për të kontribuar në proceset që lidhen me të ardhmen e popullit dhe shtetit.

Ai theksoi se historia nuk ndërtohet vetëm nga ata që e shkruajnë, por edhe nga ata që e kuptojnë, e mbrojnë dhe e vazhdojnë atë, duke nënvizuar se rinia mbetet forca më e madhe dhe garancia më e sigurt për të ardhmen tonë.

Në frymën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, u riafirmua përkushtimi për ruajtjen e identitetit kombëtar, forcimin e unitetit dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat që vijnë.

https://www.facebook.com/share/p/195Em287uT

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…