Bashkimi Demokratik për Integrim festoi ditëlindjen e 24-të

Shkup, 5 qershor 2026

Sot BDI mbush 24 vjet. Në një atmosferë festive, pozitive dhe plot energji, së bashku me anëtarë, simpatizantë dhe mbështetës të Bashkimit Demokratik për Integrim, në Parkun e Qytetit në Shkup shënuam 24-vjetorin e themelimit të organizatës sonë politike.

Për 24 vite me radhë, BDI ka përfaqësuar me dinjitet qytetarët, duke mbetur forca politike më e organizuar, më e konsoliduar dhe më e etabluar në vend. Ashtu siç u themelua, me mision të qartë dhe vizion të fuqishëm, BDI vazhdon të jetë zëri autentik i shqiptarëve dhe i të gjithë qytetarëve që besojnë në barazi, demokraci dhe integrim.

Të arriturat më të rëndësishme të vendit tonë mbajnë vulën e angazhimit dhe përkushtimit të BDI-së. Edhe sfidat dhe përballjet e sotme, të cilat me të drejtë ngjallin shqetësim, do t’i tejkalojmë së bashku, me unitet dhe vendosmëri, duke e rikthyer Maqedoninë e Veriut në rrugën e sigurt drejt vlerave perëndimore dhe integrimit euroatlantik.

Urime të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe mbështetësve 24-vjetorin e themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim!

https://www.facebook.com/share/p/19NQdxYFfs

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…