BDI: Kur në qeveri ka Vlen të kapur dhe të nënshtruar, forcat antishqiptare ndihen të inkurajuara

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se deklaratat e fundit nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese nuk janë një incident i izoluar, por pasojë e drejtpërdrejtë e një klime politike që është krijuar në vend.

Kur në qeveri ke një përfaqësim të dobët, të kapur dhe të nënshtruar si VLEN, atëherë forcat antishqiptare ndihen të inkurajuara dhe të fuqizuara. Sot po shohim deklarata dhe veprime që më parë as nuk guxonin të artikuloheshin publikisht.

Në vend që të mbrojnë të drejtat kushtetuese dhe arritjet e Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësuesit e Vlen në qeveri kanë zgjedhur heshtjen dhe servilizmin. Kjo heshtje po interpretohet si leje për të sulmuar gjuhën shqipe, për të relativizuar barazinë dhe për të minuar themelet e shtetit multietnik.

BDI e bën të qartë se gjuha shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve nuk janë çështje që mund të negociohen apo të relativizohen. Ato janë të drejta kushtetuese dhe pjesë e rendit politik që garanton stabilitetin dhe bashkëjetesën në vend.

Prandaj, përgjegjësia për këtë klimë nuk bie vetëm mbi ata që bëjnë deklarata antishqiptare, por edhe mbi ata që, duke qenë në pushtet, zgjedhin të heshtin dhe të mos i mbrojnë këto parime.

BDI do të vazhdojë të reagojë dhe të veprojë politikisht për të mbrojtur barazinë, Marrëveshjen e Ohrit dhe karakterin multietnik të shtetit.

Related posts

BDI: Kosmopolitit Shasivari i duhet kohë për provimin e jurisprudencës në shqip kurse nxitoi ta paragjykojë aktgjykimin e Hagës

Për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pas kërkesave të përsëritura të studentëve dhe protestave, ministrit Jeton Shasivari i duhet kohë,…

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit, Shasivari duhet të japë dorëheqje

Ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ende nuk ka dhënë…