BDI: Kur në qeveri ka Vlen të kapur dhe të nënshtruar, forcat antishqiptare ndihen të inkurajuara

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se deklaratat e fundit nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese nuk janë një incident i izoluar, por pasojë e drejtpërdrejtë e një klime politike që është krijuar në vend.

Kur në qeveri ke një përfaqësim të dobët, të kapur dhe të nënshtruar si VLEN, atëherë forcat antishqiptare ndihen të inkurajuara dhe të fuqizuara. Sot po shohim deklarata dhe veprime që më parë as nuk guxonin të artikuloheshin publikisht.

Në vend që të mbrojnë të drejtat kushtetuese dhe arritjet e Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësuesit e Vlen në qeveri kanë zgjedhur heshtjen dhe servilizmin. Kjo heshtje po interpretohet si leje për të sulmuar gjuhën shqipe, për të relativizuar barazinë dhe për të minuar themelet e shtetit multietnik.

BDI e bën të qartë se gjuha shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve nuk janë çështje që mund të negociohen apo të relativizohen. Ato janë të drejta kushtetuese dhe pjesë e rendit politik që garanton stabilitetin dhe bashkëjetesën në vend.

Prandaj, përgjegjësia për këtë klimë nuk bie vetëm mbi ata që bëjnë deklarata antishqiptare, por edhe mbi ata që, duke qenë në pushtet, zgjedhin të heshtin dhe të mos i mbrojnë këto parime.

BDI do të vazhdojë të reagojë dhe të veprojë politikisht për të mbrojtur barazinë, Marrëveshjen e Ohrit dhe karakterin multietnik të shtetit.

Related posts

BDI: Shtrenjtohet transporti ndërurban, goditen drejtpërdrejt studentët dhe qytetarët

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ndaj rritjes së çmimeve të transportit ndërurban, e cila rëndon drejtpërdrejt mbi qytetarët, veçanërisht mbi studentët dhe…

BDI: Shqiptarët gjithkund të përjashtuar, VLEN hesht

Nga ceremonitë shtetërore, te sporti, kultura dhe institucionet – shqiptarët po përjashtohen gjithkund, ndërsa VLEN hesht. 35 vjet pas pavarësisë, kjo qeveri…

BDI: 0 shqiptarë në shpërblimet shtetërore “8 Shtatori” – edhe suksesi i shqiptarëve po bëhet i padukshëm

Edhe këtë vit, shqiptarët janë lënë jashtë nga shpërblimet shtetërore “8 Shtatori”, ku ndahet shpërblimi më i lartë për vepër jetësore dhe…