Karvani “Realizo Ëndrrën” ka tubuar në kryeqendër në Shkup mijëra
aktivistë, simpatizant të Bashkimit Demokratik për Integrim para të
cilëve u bë prezantimi i programit zgjedhor në kuadër të fushatës për
zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 15 korrik të
këtij viti.
Qytetarëve të Shkupit me rrethin me fjalimet e tyre për të arriturat e
Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe për punët që pritet të bëhen
në kapitullin e ri që po hapet për Republikën e Maqedonisë në këtë
përbërje të re qeveritare pas 16-të korrikut, me fjalime u paraqitën
kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ish- kryetari i Komunës së
Cairit, Izet Mexhiti, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, si
dhe udhëheqësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti.
Kandidati për postin e kryeministrit nga radhët e Bashkimit Demokratik
për Integrim, z. Naser Ziberi i urojë mirëseardhje kryetarit të BDI-së,
z. Ali Ahmeti në Shkupin e Dardanisë së Ilirisë, në kryeqytetin e
Vijaletit të Kosovës, Jashar Beut, në qytetin e Azem Maranës dhe
komandant Memishit.
“Në këtë aspiratë unë ju bind qytetarë të nderuar se nuk mund askush të
pengoj dhe të ndal vullnetin dhe dëshirën e Ali Ahmetit. Kjo mbështetje
plebishitare e popullit shqiptar më ngarkon me përgjegjësi për të ju
dalë zot premtimeve. Kjo peshë më lehtësohet kur shohë së çfarë
kandidat për deputet kemi propozuar, çfarë zonja dhe zotëri të
deputetëve të mundshëm që do të na stolin parlamentin e Maqedonisë së
Veriut. Jam thellë i bindur se votuesit nuk do të kenë dilemë se këndë
do ta mbështesin pasi përvoja dhe besnikëria e tyre janë garanci më e
mirë se atë që e premtojmë dhe e realizojmë,” nënvizoi Ziberi.
Kandidati për Kryeministër në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z.
Naser Ziberi gjatë fjalimit të tij u Zotua se para të pranishmëve se do
të qeverisë vendin me dinjitet dhe se do të bëjë kthesë radikale në
mënyrën e ushtrimit të pushtetit.
“Qeverinë do ta shndërroj në një servis të qytetarit dhe jo një pushtet
mbi vullnetin e tyre. Zotohem se do të qeverisë me përgjegjësi dhe çdo
premtim të bërë ta bëjë realitet. Vetëm kështu do ta vazhdojmë të
marrim besimin e dhënë për Ali Ahmetin dhe BDI dhe kjo do të jetë një
garanci e mirë për të ju dhënë mësim të gjithë atyre që dyshojnë në këto
premtime . Andaj i lus të gjithë qytetarët pa dallim përkatësie etnike
që të mos frikësohen nga kërkesa jonë për barazi, pasi barazia është në
interes të çdo kujt dhe asnjë maqedonas nuk do të mund të ndjehet rehat
në rast se mbetet në konceptet e mikura. Përkundrazi të gjithë qytetarët
do të jenë më rehat sepse me konceptet tona për barazi do ti sjellim
vendit tonë siguri dhe këtë e kemi dëshmuar disa herë edhe kur vetë
propozonin ata ndarjen e shtetit ku ju ia dolët përballë duke
kundërshtuat idetë e këtilla,” theksoi Ziberi.
Qytetarëve të tubuar në sheshin e Shkupit, kandidati për kryeministër z.
Naser Ziberi ju bëri thirrje që të votojnë numrin 9-të pasi me të
kontribuojnë drejtpërdrejt mos të jetë udhëheqës Zorani e as Hristijani.
“Andaj ju bëjë thirrje që ti jepni mbështetje kësaj që të bëhet
realitet dhe kundërshtarëve tjerë ju them që të mos frikësohen nga
konkurrenca jonë pasi ju zotëri jeni në rrugë të gabuar sepse dëshironi
ta frenoni këtë koncept të barazisë dhe ai që është kundër barazisë
është i destinuar të humb betejën ndërkaq ai që lufton për konceptin e
barazisë ai ka mbështetjen të popullit dhe Zotit. Ti shfrytëzojmë këto
ditë të fundit ta bëjmë votën shqiptare dhe jo vetëm shqiptarëve, unike
në këtë koncept të madh për barazinë e plotë,” përfundoi Ziberi.