Bashkimi Demokratik për Integrim në sheshin e Shkupit të stërmbushur i dha përkrahje të fuqishme idesë së kryetarit z.Ali Ahmeti që me 15 korrik të këtij vitit të votohet numri 9-të, të votohet për kryeministrin e par shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ali Ahmeti para qytetarëve të Shkupit u shprehë se vitin që e lamë pas u përmbyllën çështje madhore, çështje të cilat vendin e bënë më të qëndrueshëm siç është anëtarësimi në NATO, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe marrja e datës për anëtarësim në BE.
“Tani na presin punë të mëdha që vendi së shpejti të jetë anëtarë në BE, ne kemi mundësinë dhe guximin që të përballemi me tema të mëdha dhe aspak nuk hezitojmë sepse kemi energji e vlera që nuk i shoh tek të tjerët pavarësisht se duan të maten me ne dhe me hijen e mëngjesit, të vegjël janë të maten me ne sepse jemi thesar dhe kapital, një investim prej 20 vitesh, këtu janë xhevahir e vlera dhe vlerat ndërtohen me njerëz të mençur e të ditur.Gjithmonë kemi thirrur shqiptarët në unitet, ne gjithmonë kemi thirr që të bëhemi faktor por ky vullnet ka qenë i njëanshëm i iniciuar nga BDI-ja dhe të tjerët kanë bërë politika lokale të lagjeve dhe principatave,” u shpreh Ahmeti
Në vazhdim të fjalimit të tij kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti tha se me 15-të korrik do të jemi fitimtar dhe kjo bazuar më sondazhet që nxjerrin BDI-në fituese përball partive tjera politike
“Këtu nuk ja bëjë qejfin vetes e as juve, por të tjerët do të dëshpërohen në mbrëmje. Para nesh dhe para jush është kandidati për Kryeministër në Maqedoninë e Veriut dhe ne këtë ide nuk e kemi vendosur për të bërë shaka e karshillëk, ne e kemi vendosur për ta jetësuar dhe materializuar dhe do e bëjmë sepse është e drejt legjitime e jona. Më vjen keq pse koleget e mi maqedonas po sillen me kaq panik dhe pse nuk dalin në debate të përballen me Ziberin nuk është puna se nuk qëndron në listën për deputet pasi edhe Mickovski i VMRO-s nuk është kandidat por sërish shfaqet në debate. Ata nuk i kanë njohurit e Naserit,” bëri të ditur kryetari z.Ahmeti.
Kërkesa e kryetarit të BDI-së, z. Ahmeti drejtuar simpatizantëve, aktivistëve, rinia shqiptare prej të rinjve dhe të rejat, nga atdhetarët dhe misionarë shqiptar ishte që me 15-të korrik të ja japin shpatën dhe më pas do të shihet se si do ti vendos në funksion krahët.
“Asnjëherë asnjë luftë nuk e kam humbur sepse shpatën ma kanë dhuruar luftëtarët, asnjëherë as një luftë asnjë betejë nuk e kam humbur sepse shpatën ma kanë dhuruar atdhetarët, asnjë luftë se kam humbur para kundërshtarët më të madhej se sa unë sepse shpatën ma kanë dhuruar misionarët më 15 korrik bashkë ju ftoj të dalim e të më japin shpatën le ti shohin krahët dhe shohin shpatullat e mia dhe të përballem me sukses në të gjitha frontet,” përfundoi Ahmeti.