Kryetari Ahmeti ngushëllon familjet Fazliu dhe Podvorica, me rastin e ndarjes nga jeta të Kimete Fazliu-Podvorica

Sot, në Dumosh të Besianës, kryetari Ali Ahmeti ishte për ngushëllime te familja e Kimete Fazliu-Podvoricës, motrës së dëshmorëve Fahri dhe Bahri Fazliu.

Familja Fazliu është një ndër familjet simbol të sakrificës për lirinë e Kosovës. Krahas bijve që u flijuan për atdheun, edhe motrat dhe nënat tona bartën me dinjitet peshën e qëndresës, duke dhënë një kontribut të çmuar në luftën tonë çlirimtare dhe në rrugëtimin drejt lirisë.

Me këtë rast, z. Ahmeti u shprehu edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta familjeve Fazliu dhe Podvorica, duke u lutur që kujtimi për Kimete Fazliu-Podvoricën të mbetet i paharruar, ndërsa sakrifica e kësaj familjeje të nderohet përherë.

https://www.facebook.com/share/p/1ANp8kYci8/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…