BDI: Skandal! Komuna e Tetovës dhe qeveria e lanë pa mbrojtje emërtimin shqip të rrugëve dhe shesheve në Tetovë

Arsyetimi i publikuar nga Gjykata Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe objekteve infrastrukturore në Komunën e Tetovës zbulon një skandal të rëndë institucional.

Nga vetë arsyetimi i Gjykatës rezulton se:

  • Gjykata Kushtetuese katër herë i është drejtuar Komunës së Tetovës për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për mbrojtjen e vendimit;
  • Gjykata Kushtetuese tri herë i është drejtuar Qeverisë për të dorëzuar pëlqimin dhe dokumentacionin përkatës.

As Komuna e Tetovës dhe as Qeveria nuk e kanë bërë këtë.

Pra, në shtatë raste, institucionet e udhëhequra nga VLEN dhe VMRO-DPMNE nuk kanë ndërmarrë as hapin më elementar për mbrojtjen e emrave shqiptarë të rrugëve dhe shesheve të Tetovës.

Kjo është papërgjegjësi politike.

Është e papranueshme që Komuna e Tetovës, e cila për muaj të tërë e dinte se po zhvillohej procedura në Gjykatën Kushtetuese, të mos dorëzojë dokumentacionin e kërkuar as pas katër kërkesave zyrtare.

Po aq e papranueshme është heshtja e Qeverisë, e cila edhe pas tri kërkesave të Gjykatës nuk ka dorëzuar dokumentacionin përkatës.

Qytetarët kanë të drejtë të dinë:

  • Kush vendosi që Komuna të mos e mbrojë vendimin?
  • Kush vendosi që Qeveria të heshtë?
  • A ishte kjo paaftësi, neglizhencë apo vendim i vetëdijshëm politik?

Në vend që të mbrojnë një vendim që për dy dekada ka qenë pjesë e identitetit urban të Tetovës, institucionet zgjodhën të mos veprojnë.

Pasojat e kësaj mosveprimi sot i paguajnë qytetarët e Tetovës.

BDI vlerëson se përgjegjësia politike për këtë regres është e pashmangshme dhe kërkon përgjegjësi të plotë nga Komuna e Tetovës dhe Qeveria për mosmbrojtjen e vendimit për emërtimin e rrugëve dhe shesheve shqiptare në Tetovë.

Related posts

BDI: VLEN për dy vite po zhbën të arriturat 24-vjeçare të shqiptarëve

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin e gjerë se dy vite nga formimi i qeverisë pa legjitimitet etnik te shqiptarët, po dëshmohet…

BDI: Osman Kadriu zbulon prapaskenat e vendimit për rikthimin e emërtimeve jugosllave në Tetovë

Deklarata e gjykatësit kushtetues Osman Kadriu pas vendimit për shfuqizimin e emërtimeve shqiptare të rrugëve, shesheve dhe bulevardeve në Tetovë dhe rikthimin…

BDI: Tetova e shqiptarëve nuk do të bëhet sërish Tetova e Marshall Titos

Arsyetimet banale me të cilat po tentohet të relativizohet vendimi për ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve dhe urave në Tetovë, flasin…