Ahmeti – Jazbec: BDI është parti serioze dhe stabile

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar
Ambasadorin Slloven në Shkup, z. Milan Jazbec.

Takimi u zhvillua në atmosferë miqësore ku bashkëbiseduesit këmbyen
mendime për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare në
Maqedoninë e veriut.

Bashkëbiseduesit theksuan se zgjedhjet janë zhvilluar mirë, në frymë
demokratike dhe në përputhje me standardet demokratike.

Z. Ahmeti nënvizoi që vendit i nevojiten institucione demokratike të
dalura nga zgjedhjet e 15 korrikut dhe që marrin përgjegjësi të plotë
për situatën e rëndë ekonomike dhe me pandemi të pandërprerë.

Arsyeja pse zgjedhjet u shpejtuan dhe u mbajtën në mes të verës ishte
nevoja urgjente për të zgjedhur kuvendin dhe qeverinë për ta menaxhuar
situatën.

Z. Ahmeti tha që Bashkimi Demokratik për Integrim është subjekt stabil
dhe serioz, i gatshëm për të vijuar kontributin konstruktiv.

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ahmeti pret ambasadoren norvegjeze, konfirmon angazhimin e Poll Villiams mbi platformën e legjitimitetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e veriut, zonjën Kristin Melsom. Bashkëbiseduesit…

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimitet dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar mbajti një mbledhje në përbërje të gjerë të strukturave të partisë. Në këtë mbledhje, të ftuar…