Kryetari Ahmeti mori pjesë në Akademinë Përkujtimore për Komandant Bokserin në Haraçinë

Haraçinë, 28 qershor 2026

Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore të organizuar në Haraçinë, kushtuar bashkëluftëtarit të tij, Selajdin Azirit – Komandant Bokserit.

Me këtë rast u kujtuan me krenari jeta, vepra dhe sakrifica e një luftëtari që, me guxim, përkushtim dhe atdhedashuri, dha kontribut të çmuar në rrugëtimin për liri, dinjitet kombëtar dhe të drejtat e shqiptarëve.

U theksua se kujtimi për Komandant Bokserin mbetet i gjallë në zemrat e bashkëluftëtarëve, familjes dhe të gjithë atyre që besuan në idealin e lirisë, ndërsa brezat që vijnë do ta kujtojnë gjithmonë si një njeri të fjalës, të veprës dhe të sakrificës.

I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e tij. Lavdi!

https://www.facebook.com/share/p/14k6LEjYBNX/?mibextid=wwXIfr

Related posts

Kryetari Ahmeti ndau certifikatat për pjesëmarrësit e Akademisë Politike

28 qershor 2026 Me sukses përmbyllëm Akademinë Politike, një rrugëtim i mbushur me dije, debat dhe vizion për gjeneratën e re të…

Kryetari Ahmeti: Faleminderit, Presidenti Trump!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, e përshëndet vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për…

Dega Butel mbajti Kuvendin Zgjedhor

Butel, 24 qershor 2026 Në një atmosferë të shkëlqyer organizative, me energji pozitive dhe frymë uniteti, sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i…