BDI: Qyteti i Shkupit i korrigjoi fotografitë, por përsëri e përjashtoi gjuhën shqipe – provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Reagim:

Qyteti i Shkupit i korrigjoi fotografitë, por përsëri e përjashtoi gjuhën shqipe – provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Pas reagimeve publike, Qyteti i Shkupit i korrigjoi fotografitë në tabelat hyrëse, duke dëshmuar se kishte mundësi të ndërhynte menjëherë. Megjithatë, edhe pas korrigjimit, gjuha shqipe vazhdon të mungojë.

Kjo tregon se bëhet fjalë për një vendim të vetëdijshëm për ta injoruar gjuhën shqipe dhe karakterin shumëetnik të Shkupit. Në një qytet dygjuhësh, përjashtimi i shqipes nga mbishkrimet zyrtare përbën provokim të rëndë politik dhe institucional dhe shkelje ligjore.

BDI kërkon korrigjimin e menjëhershëm të tabelave dhe vendosjen e gjuhës shqipe, në përputhje me ligjin dhe realitetin e Shkupit.

Nëse nuk zbatohet ligji, do t’i ndërmarrim të gjitha masat ligjore, institucionale dhe demokratike për mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe të dinjitetit të shqiptarëve.

Përgjegjësia politike për këtë model të vazhdueshëm të injorimit të shqiptarëve bie mbi VLEN-in, të cilët me vasalitetin e tyre kanë krijuar bindjen se interesat dhe të drejtat e shqiptarëve mund të shkelen pa asnjë pasojë.

Related posts

BDI: Kosmopolitit Shasivari i duhet kohë për provimin e jurisprudencës në shqip kurse nxitoi ta paragjykojë aktgjykimin e Hagës

Për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pas kërkesave të përsëritura të studentëve dhe protestave, ministrit Jeton Shasivari i duhet kohë,…

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit, Shasivari duhet të japë dorëheqje

Ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ende nuk ka dhënë…