Dega Gostivar mbajti Kuvendin Zgjedhor

Gostivar, 18 korrik 2026

Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, ku u zgjodhën Kryesia e Degës, Këshilli Mbikëqyrës, Komiteti i Veteranëve, Sekretarët e Sekretariateve Tematike dhe strukturat e tjera drejtuese të degës.
Në fjalën e tij, Kryetari Ahmeti vlerësoi përkushtimin, unitetin dhe entuziazmin e anëtarësisë, duke theksuar se Gostivari mbetet një nga shtyllat më të fuqishme të BDI-së. Ai uroi të gjithë të zgjedhurit për përgjegjësitë e reja dhe bëri thirrje për edhe më shumë angazhim e bashkim në mbrojtje të dinjitetit, barazisë dhe vullnetit të qytetarëve.
Kryetari Ahmeti shprehu bindjen se, me organizim dhe unitet, Gostivari do të arrijë rezultate të shkëlqyera në sfidat politike që e presin.

https://www.facebook.com/share/p/1Pvnu2SiWb/?mibextid=wwXIfr

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Sh.T.Z. Matthew Lawson

Shkup, 16 korrik 2026 Sot, në Kuvend, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u takua me Ambasadorin e Mbretërisë së…

Kryetari Ahmeti morri pjesë në ceremoninë e 15 Korrikut – Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Turqisë

Shkup, 15 korrik 2026 Me ftesë të Shkëlqesisë së Tij, Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Shkup, z. Fatih Ulusoy, Kryetari i…

BDI: Pres-konferencë lidhur me shkeljen e regullores së kuvendit nga ana e kryeparlamentarit Afrim Gashi

Shkup, 15 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Rina Ajdari – Koordinatore e Grupit Parlamentar & Anëtare e Kryesisë së Këshillit…