BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi, akuzë absurde politike për vendim kolektiv

BDI shpreh shqetësim serioz për ngritjen e një aktakuze politike për përgjegjësi individuale që buron nga një vendim kolektiv. Pas dy vitesh hetim, opinioni meriton të dijë mbi cilat prova dhe argumente konkrete mbështetet një akuzë e tillë.

Ne respektojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, por njëkohësisht kërkojmë drejtësi të barabartë dhe joselektive. Vendimet kolektive nuk mund të shndërrohen në instrument për përgjegjësi selektive dhe përndjekje politike individuale.

Pikërisht për këtë arsye kërkojmë transparencë të plotë të procesit, në mënyrë që opinioni, mediat dhe ekspertët të mund të njihen me çdo pretendim, provë dhe argument të palëve.

BDI kërkon gjithashtu mbikëqyrje ndërkombëtare të hapur dhe transparente të këtij rasti. Nuk kërkojmë privilegj për askënd, por vetëm zbatim të barabartë të ligjit, proces të drejtë dhe drejtësi të pandikuar nga politika. Asnjë dëshmi, asnjë provë dhe asnjë fakt nuk e bën të bazuar këtë akuzë.

Related posts

BDI: 25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit - jubile që na obligon ta mbrojmë barazinë

Sot shënojmë 25 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, një jubile që përfaqëson një nga kthesat më të rëndësishme në…

BDI: Nedim Rama bleu aksione në kompaninë gjermane Mercedes-Benz Group AG derisa drejtonte NOMAGAS-in, nga erdhën paratë?

Deklarata e pasurisë së Nedim Ramës, drejtor i NOMAGAS-it dhe bashkëpunëtor i afërt i Izet Mexhitit, ka hapur një çështje shumë më…

BDI: Arkin Jahiji, kandidat për Kryetar të Komunës së Bërvenicës

Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Bërvenicës do të garojë me kandidatin Arkin Jahiji, një kandidaturë që…