BDI, nën patronazhin e Kryetarit Ahmeti, shënoi 25 vjetorin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit

Shkup, 13 gusht 2026

Bashkimi Demokratik për Integrim shënoi 25-vjetorin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit me një ngjarje të veçantë kushtuar rëndësisë historike të marrëveshjes, trashëgimisë së saj politike dhe institucionale, si dhe sfidave që mbeten në rrugën drejt barazisë së plotë dhe integrimit europian të Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të ngjarjes u zhvillua paneli me temë “25 vjet nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit: trashëgimia, sfidat dhe e ardhmja”, ku krahas Kryetarit të BDI-së, z. Ali Ahmeti, morën pjesë ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Prof. Dr. Vlado Buçkovski, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Prof. Dr. Paskal Milo, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Prof. Dr. Enver Hoxhaj, si dhe ish-ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kroaci, Prof. Dr. Milaim Fetai.

Panelistët sollën këndvështrime historike, politike dhe rajonale mbi zhvillimet e vitit 2001, arritjet e 25 viteve të fundit dhe rëndësinë që Marrëveshja e Ohrit vazhdon të ketë për stabilitetin, demokracinë shumëetnike dhe perspektivën europiane të vendit.

Pjesë e veçantë e ngjarjes ishte edhe mesazhi i Lord George Robertson, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në vitin 2001 dhe një prej personaliteteve ndërkombëtare që luajtën rol të rëndësishëm në përpjekjet për arritjen e paqes. Në fjalën e tij, Lord Robertson rikujtoi rëndësinë historike të Marrëveshjes së Ohrit në përfundimin e konfliktit dhe në vendosjen e themeleve për të ardhmen e vendit.

Në kuadër të shënimit të jubileut u shfaq edhe një film dokumentar kushtuar zhvillimeve që i paraprinë vitit 2001, ngjarjeve të atij viti dhe rrugëtimit 25-vjeçar pas nënshkrimit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, theksoi se edhe një çerek shekulli më vonë, Marrëveshja e Ohrit nuk mund të trajtohet vetëm si një dokument historik, por si një nga themelet mbi të cilat mbështeten paqja, siguria, stabiliteti, barazia dhe kohezioni i brendshëm i Maqedonisë së Veriut.

Ai nënvizoi se mbi frymën e Marrëveshjes së Ohrit u ndërtua edhe perspektiva euroatlantike e vendit, e cila mundësoi anëtarësimin në NATO, ndërsa zbatimi i plotë i saj mbetet i pandashëm nga rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se ruajtja e frymës dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes Paqësore të Ohrit janë po aq të rëndësishme sot sa edhe 25 vjet më parë. Europianizimi i Maqedonisë së Veriut kalon përmes barazisë, respektit të ndërsjellë, demokracisë së vërtetë shumëetnike dhe respektimit të marrëveshjeve mbi të cilat u ndërtuan paqja dhe stabiliteti i vendit.

https://www.facebook.com/share/p/1EJRYesLT6/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…