Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në shënimin e 25-vjetorit të Brigadës 115, në fshatin Radushë, në sheshin që mban emrin e komandantit legjendar Adem Jashari.
Në praninë e bashkëluftëtarëve, bashkëpunëtorëve dhe banorëve të kësaj treve, u rikthyen kujtimet e betejës së lavdishme të Radushës dhe të sakrificës së atyre që, me armë në dorë, luftuan për liri, barazi dhe dinjitet kombëtar. U përkujtuan me nderim edhe të gjithë ata veprimtarë e luftëtarë të këtyre trevave që sot nuk janë më në mesin tonë.
Lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare hapi rrugën drejt paqes, barazisë dhe avancimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Idealet për të cilat u luftua vazhdojnë të na udhëheqin edhe sot në përpjekjen tonë për barazi të plotë dhe përfaqësim të denjë.
Lavdi dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë dhe barazinë!





















https://www.facebook.com/share/p/1FiP21JG8X/?mibextid=wwXIfr
