Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ngushëllon familjen Tërnava, e cila humbi më të dashurit e saj në aksidentin tragjik pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë.
Në vazhdim postimi i plotë:
Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë që goditi familjen Tërnava, e cila humbi më të dashurit e saj në aksidentin tragjik pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë.
Përballë humbjeve të tilla, çdo fjalë është e pamjaftueshme. Jeta na kujton, në mënyrën më të ashpër, se sa e brishtë është, ndërsa dhimbja e një familjeje bëhet dhimbje e mbarë shoqërisë sonë.
Familjes Tërnava u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe bashkëndjej me ta në këto çaste të rënda. Lutem që Zoti t’u japë forcë, durim dhe kurajë për ta përballuar këtë sprovë të rëndë.
U prehshin në paqen e amshuar.

https://www.facebook.com/share/p/1BaRK6X3UK/?mibextid=wwXIfr
