BDI: Drejtori i Agjencisë që duhet të mbrojë të drejtat e komuniteteve u thur elozhe kriminelëve që kryen krime ndaj tyre

Në Qeverinë ku është VLEN-i, drejtori i Agjencisë për realizimin e të drejtave të komuniteteve, organ i themeluar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të garantuar dhe promovuar të drejtat e komuniteteve, u thur elozhe kriminelëve që kanë kryer krime kundër njerëzimit, pikërisht ndaj komuniteteve të drejtat e të cilave ky institucion duhet t’i mbrojë dhe promovojë.

Ky është poshtërimi që na e servuan si “ndryshim”!

Kur një drejtues i një institucioni që duhet të mbrojë të drejtat e komuniteteve glorifikon ata që kanë kryer krime kundër njerëzimit, përgjegjësia nuk mund të anashkalohet.

SHKARKIM DHE BASHKË SHKONI N’SHPI!

Related posts

BDI: Pse VLEN nuk po guxon ta përmend Ivan Stoillkoviçin? Me çfarë po i kushtëzon ai?

Edhe institucionet e Bashkimit Evropian kanë dënuar glorifikimin e kriminelit të luftës Ratko Mladiq, duke theksuar se glorifikimi i personave të dënuar…

BDI: Çfarë borxhi i ka VLEN Stoillkoviçit, që e mbështet dhe e mbron në çdo rast?

Nuk është rasti i parë kur VLEN e mbron plotësisht apo edhe hesht përballë Stoillkoviçit dhe skandaleve të tij, apo më saktë,…

BDI: Zëvendësministri kukull i Punëve të Brendshme po gënjen: 105 kandidatë shqiptarë kanë aplikuar në shkollën e mesme për polic

Të dhënat dhe listat e kandidatëve e demaskojnë publikisht gënjeshtrën e Astrit Isenit dhe VLEN-it se shqiptarët nuk kanë pasur interesim apo…