Kryetari Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Mbretit Harald V të Norvegjisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Mbretit Harald V të Norvegjisë.

Në vazhdim postimi i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Mbretit Harald V të Norvegjisë.

Gjatë dekadave të shërbimit të tij, Mbreti Harald V u shqua për përkushtimin ndaj vendit dhe qytetarëve të tij, për urtësinë, thjeshtësinë dhe aftësinë për ta afruar monarkinë me shoqërinë moderne.

Norvegjia humbi një mbret, ndërsa bota një figurë të respektuar të paqes, stabilitetit dhe mirëkuptimit.

Në këto momente të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta Familjes Mbretërore, popullit dhe miqve të mi norvegjez, si dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan Mbretin Harald V.

U prehtë në paqe.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…