Kryetari Ahmeti përkujton Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, përkujton 30 Gushtin – Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë.

Në vazhdim, postimi i plotë:

30 Gushti – Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur me Dhunë, na rikujton një nga plagët më të dhimbshme që luftërat kanë lënë pas: fatin ende të pazbardhur të mijëra njerëzve dhe pritjen e pafund të familjeve të tyre.

Edhe sot, shumë familje në Kosovë dhe në mbarë hapësirën e ish-Jugosllavisë vazhdojnë të kërkojnë më të dashurit e tyre, të zhdukur gjatë luftërave që përgjakën rajonin tonë. Për ta, lufta nuk ka përfunduar, sepse mungesa e një përgjigjeje vazhdon të rëndojë çdo ditë.

Zbardhja e fatit të çdo të zhdukuri mbetet detyrim njerëzor dhe institucional. Familjet kanë të drejtë ta dinë të vërtetën, ndërsa institucionet duhet të bëjnë gjithçka për zbardhjen e fatit të tyre. E vërteta dhe drejtësia janë një borxh ndaj viktimave dhe familjeve të tyre.

https://www.facebook.com/share/p/1CHXYmZQfn/?mibextid=wwXIfr

Related posts

Kryetari Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Mbretit Harald V të Norvegjisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Mbretit Harald V të Norvegjisë. Në…

BDI: VLEN po përjashton sistematikisht shqiptarët nga institucionet e rendit dhe sigurisë

Shkup, 28 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arta Bilalli Zendeli – Zëdhënëse dhe Nënkryetare https://www.facebook.com/share/v/19agqkLvAk/?mibextid=wwXIfr Të dhënat nga konkursi i…

Kryetari Ahmeti përkujton Nënë Terezën në 116 vjetorin e lindjes së saj

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, përkujton Nënë Terezën në 116-vjetorin e lindjes së saj. Në vazhdim, postimi i…