Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, me ftesë të Ambasadorit të Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer.

Zvicra është një vend mik dhe partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut, me një kontribut të çmuar ndër vite në zhvillimin demokratik, ekonomik dhe institucional të vendit tonë. Njëkohësisht, ajo është shtëpi e dytë për një pjesë të madhe të diasporës sonë, e cila përbën një urë të fuqishme lidhëse mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Me këtë rast, Kryetari Ahmeti përcolli urimet e tij më të sinqerta për popullin dhe institucionet zvicerane me rastin e Ditës Kombëtare, me uratën që miqësia dhe bashkëpunimi mes dy vendeve të vazhdojnë të thellohen, të mbështetura në vlerat e përbashkëta, respektin dhe mirëkuptimin reciprok.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0WzEgthQKKvXSWhRkyzyfZef4Fr7ekjTLwCgDLrRp6CEe8TkcRG2zEvL9Vm28SCPRl&id=100044523937585&mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…