BDI: Opozita jodinjitoze të dorëhiqet pas dështimit, mos të rrënon pozitat a shqiptarëve

Qëndrimi jodinjitoz i opozitës shqiptare në koridoret e partivemaqedonase nuk e mbulon dot dështimin e tyre në zgjedhjet e 15 korrikutdhe humbjen e thellë ndaj z. Ali Ahmetit dhe Bashkimit Demokratik përIntegrim.Edhe braktisja e paarsyeshme në sytë e të gjithë shqiptarëve të Tryezëssë përbashkët të partive parlamentare shqiptare është në funksion tëdefokusimit nga humbja, dështimit dhe ka për qëllim shmangien ngapërgjegjësia të kryetarëve të këtyre partive politike para elektoratitdhe organeve të tyre partiake.Shpëtimin e tyre në skenën politike e realizojnë edhe nëpërmjet tëpërpjekjeve për dështim të shqiptarëve duke qëndruar në sportelet epritjeve të partive politike maqedonase dhe duke rrënuar pozitatnegociuese të fituesit dhe përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve.Dështimin tuaj mos e shëndëroni në dështim të shqiptarëve sepseshqiptarët nuk do t’ua falin dhe harrojnë këtë sjellje jodinjitoze.Një herë shpallet fitore, pastaj kontestuat procesin, më pastajorganizuat protesta teatrale sa për sy e faqe, për të vijuar me takimetë përbashkëta dhe të përvetshme me LSDM dhe VMRO duke thënë që do tëjeni në Qeveri dhe duke kërkuar “blerjen” turpshme të deputëteve.Lironi skenën e uzurpuar opozitare shqiptare dhe dështimin tuaj partiakmos e shëndëroni në dështim kombëtar, por hapni rrugë për njerëz të riqë do ti prijnë një unifikimi të shëndosh opozitar në të mirën e tëgjithëve.Kjo është interes i shqiptarëve dhe ne në BDI jemi të përkushtuar tarealizojmë bashkimin dhe mos ti lejojmë dështakët e partive të tyre tishmangen përgjegjësisë për humbjet e përjetshme në të gjitha procesetzgjedhoreTash është Koha për përgjegjësi tek humbësit e zgjedhjeve dhe BDI dhe z.Ahmeti nuk do ti ndalin përpjekjet për ta ndihmuar një alternativë tëshëndoshë dhe dinjitoze opozitare.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…