BDI dhe LSDM arrijnë përparim në negociatat, pritet takim Ahmeti-Zaev për marrëveshje përfundimtare

Gjatë fundjavës dhe sot, takimet intenzive të punës vazhduan midis përfaqësuesve të BDI dhe LSDM me qëllim të krijimit të një marrëveshje koalicioni për një Qeveri të ardhshme të qëndrueshme të Republikës së Maqedonisë së veriut. Ekipet e BDI-së dhe LSDM-së punuan intensivisht në krijimin e një marrëveshje cilësore, të shpejtë dhe të plotë të koalicionit në ditët e para të afatit të përcaktuar me kushtetutë prej 20 ditësh pas marrjes së mandatit. Në bisedimet e zhvilluara në nivelin e Sekretarëve partiak, Grubi dhe Nikollovski, është arritur përparim serioz në pothuajse të gjitha çështjet që çojnë në një marrëveshje për qeverinë. Duke pasur parasysh urgjencën dhe nevojën për të vënë shpejt në veprim institucionet kryesore në vend për të adresuar sfidat shëndetësore dhe ekonomike që lidhen me Covid-19, nesër do të mbahet një takim kryesor midis Kryetarëve Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev ku pritet një marrëveshje përfundimtare për një qeveri të re, të qëndrueshme, të përkushtuar me një mandat katër vjeçar. Duke pasur parasysh pritjet e qytetarëve për një marrëveshje të shpejtë përfundimtare, në ditët në vijim shpresojmë të vazhdojë seanca konstitutive për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së veriut. Të gjitha informacionet e reja nga përfundimi i negociatave do t’i raportohen publikut ekskluzivisht nga zyrtarë partiak ose shërbime të shtypit të palëve.

Related posts

Ali Ahmeti pas votimit: Të triumfojë vullneti i qytetarëve, ta çojmë vendin drejt BE-së

Në një deklaratë për mediat pas procesit të votimit në Zajas, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të…

Fronti Europian në Tetovë/ Ahmeti: Sot jemi më të fortë, më 8 maj kemi Referendum, rrethojmë numrin 4

Fronti Europian në sheshin Iliria të Tetovës ka mbajtur sot tubimin përmbyllës të fushatës për Zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më…

Ali Ahmeti nga Bajram Curri: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Bajram Curr të Tropojës ku ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit…