Bekteshi në mandatin e ri njoftoi mbështetje të theksuar për biznesin vendor, investitorët e huaj, masa për inkurajimin e investimeve në energjetikë, turizëm dhe mbrojtjen e mjedisit

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi mbajti deklaratë me rastin e mandatit të ri katër vjeçar në Ministrinë e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut. Ministri në një paraqitje të shkurtër para mediave theksoi se në tre vitet e fundit që kur ka ardhur në krye të kësaj ministrie janë bërë ndryshime thelbësore për të përmirësuar klimën e biznesit në vend, por edhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve. Ai shprehu falënderim për besimin e dhënë për të qenë në krye të Ministrisë së Ekonomisë edhe për katër vjet të tjera. “Me ndryshimet ligjore në sektorin e energjisë, kemi realizuar reforma kryesore për stabilitetin  energjetik në vend. Ndërsa me ndryshimet ligjore për mbështetje të investimeve, hapëm rrugën për rritje dhe zhvillim edhe më të madh të ekonomisë.  “Me reformat thelbësore që kemi bërë në tre vitet e kaluara, por edhe në periudhën e fundit të krizës shëndetësore dhe ekonomike gjatë qeverisë teknike, me masat që kemi ndërmarrë, jemi munduar që të ruajmë çdo vend pune dhe të sigurojmë kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët“ theksoi ministri Bekteshi. Në kuadër të projekteve të realizuara në tre vitet e kaluara, Ministri nënvizoi: – Miratuam Ligjin për energjetikë dhe bëmë një reformë të plotë të sektorit energjetik në vend, i cili zbatoi plotësisht legjislacionin evropian – Kemi miratuar Ligjin për Efikasitet Energjetik i cili mbart rregulloret evropiane në këtë sektor – Miratuam Strategjinë për Energjetikë të Maqedonisë së Veriut 2020-2040, e cila i hap rrugën tranzicionit energjetik në vend – Miratuam Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve, i cili ofron mbështetje të fortë për investimet vendase dhe të huaja – për dy vjet kemi nënshkruar marrëveshje për mbështetje financiare me 270 kompani me investime totale sipas një plani biznesi prej 420 milion euro – Kemi miratuar Ligjin për Investime Strategjike, me anë të të cilit krijohen kushte për realizimin e projekteve strategjike në vend -Përmes ndryshimeve në Ligjin për Automjete, kemi prezantuar subvencionet për pajisjet e gazit në vetura dhe afishet për kategorizim ekologjik të automjeteve – Përmes ndryshimeve në Ligjin për burimet minerale, kemi mundësuar siguri më të madhe dhe shëndet për qytetarët – Kemi filluar  cikël të ri investimesh në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë: – Kemi nënshkruar kontrata për ndërtimin e 11 qendrave fotovoltaike me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 35 megavat në tokë shtetërore – Nënshkruam kontrata për ndërtimin e 23 termocentraleve fotovoltaike me një kapacitet të përgjithshëm prej 21 megavat në tokë private – Nënshkruam  marrëveshje për ndërtimin e termocentralit fotovoltaik prej 10 megavat në TEC Osllomej – Hapëm laboratorin e parë shtetëror për testimin e cilësisë së karburantëve në vend Përmes programeve të efikasitetit energjetik për tre vjet: -Subvencionuam 2,365 amvisëri me gjithsej 22 milion denarë për blerjen dhe instalimin e sistemeve termike diellore – Kemi subvencionuar 3,853 amvisëri me gjithsej 105.7 milion denarë për zëvendësimin e dritareve me PVC ose alumin -Subvencionuam 2.028 amvisëri me gjithsej 62 milion denarë për blerjen e stufave me pelet Kemi rritur në mënyrë drastike mbështetjen për kompanitë dhe industrinë përmes Programit për konkurrencë, inovacion dhe sipërmarrje: -Për tre vjet kemi mbështetur 586 ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe 63 shoqata dhe fondacione në një vlerë totale prej 115.6 milion denarë – gjithsej 222 të punësuar në 131 kompani kanë kaluar trajnimet për teknologji -kemi mbështetur 36 shoqëri klasteresh dhe 25 kompani për zhvillimin dhe zbatimin e politikave industriale Ministri theksoi se edhe në periudhën e krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga Kovid 19, Ministria vazhdoi të marr masa në interes të sektorëve më të prekur, por edhe në interes të qytetarëve. Ministri informoi se deri më tani janë përdorur mbi 25 mijë kupona për turizëm prej afro 100,000 që janë dhënë, dhe mbi 800 kompani që kanë aplikuar në Thirrjen Publike për Mbështetje Financiare për të mbështetur konkurrencën në periudhën post-covid të cilat kanë investuar edhe në kohë krize të cilat deri në fund të shtatorit do të marrin mbështetje nga shteti. „Mandati i ri dhe mundësia për ta udhëhequr këtë ministri edhe për katër vjet të tjera më jep edhe më shumë optimizëm për të punuar më shumë madje edhe më mirë. Që nga sot, fillojmë të punojmë për transformimin e ekonomisë për një rritje më të shpejtë dhe standarde më të larta. Fokusi kryesor, jo vetëm i Ministrisë së Ekonomisë, por edhe i Qeverisë në periudhën e ardhshme do të jetë sigurimi i mundësive për zhvillim, krijimin e vendeve të punës dhe një standard më të mirë jetese për qytetarët. Si Ministri e Ekonomisë dhe si kompetencë e jona, ne do të vazhdojmë me një ritëm të përshpejtuar për të mbështetur kompanitë vendase, dhe investimet e huaja, për të punuar në inkurajimin e investimeve në energji, turizëm, zejtari, theksoi Bekteshi.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…