Elezi në Këshillin socio-ekonomik: Dialogu social midis të gjithë pjesëmarësve është i një rëndësie të veçantë!

Zëvendësministrja e financave, Shiret Elezi mori pjesë në seancën e Këshillit Ekonomik dhe Social, të kryesuar nga ministrja i Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska ku i pranishëm ishte dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.Këshilli Ekonomik dhe Social është një organ trepalësh i përbërë nga Ministrat dhe Zëvendës Ministrat e Punës dhe Politikës Sociale, Financave dhe Ekonomisë, Zëvendëskryeministri i ngarkuar me Çështjet ekonomike, Federata e Sindikatave (SSM) dhe Organizata e Punëdhënësve.Në këtë seancë u theksua se thellimi i dialogut midis punëdhënësve, sindikatave si përfaqësues të punëtorëve dhe qeverisë është i një rëndësie të veçantë, veçanërisht në drejtim të bërjes së zgjidhjeve ligjore që do të jenë në interes të të gjitha palëve dhe do të paraprihen nga analiza dhe konsulta të mira nga të gjithë pjesëmarrësit.Gjithashtu në takim është biseduar edhe për krizën e Pandemisë me virusin Covid 19 me të cilat po përballet shoqëria dhe kompanitë përfshirë këtu sugjerimet dhe vërejtjet e tyre, për masat e ndërmara deri më tani, masa të reja të cilat do të propozohen nga Qeveria e re.

Në këtë Këshill u diskutua mbi atë se Qeveria e re është e angazhuar për forcimin e partneritetit me sindikatat dhe anëtarët e Këshillit ekonomik dhe social si dhe gjetjen e zgjidhjeve se si të ndihmohet më shumë ekonomia vendore.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…