Xhaferi – Koja: Punë alternative e Kuvendit në kushte të pandemisë dhe miratim të ligjeve reformuese

Nevoja për domosdoshmërinë e mundësimit të të punuarit alternativ të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kushte të pandemisë ose gjendjeve tjera të paparashikuara, për nxjerrjen e ligjeve reformuese në vigjilje të konferencës ndërqeveritare për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në, nevojën për shqyrtimin e sërishëm të Ligjit kundër diskriminimit, për konfirmimin e vendimeve për gjendjen e jashtëzakonshme dhe për ndryshimin e Rregullores në përputhje me atë që u akordua përmes Dialogut Zhan Mone, ishin disa nga temat e takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe shefit të Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja.Në takim, siç bëri të ditur Kabineti i Xhaferit, u fol edhe për rolin e OSBE-së në zhvillimin e proceseve demokratike, si dhe për bashkëpunimin me Shtëpinë Ligjvënëse.Kryetari Xhaferi potencoi se e çmon lartë rolin e OSBE-së në zhvillimin e proceseve demokratike në vend, kontributin e OSBE/ODIHR me mbikëqyrjen e proceseve zgjedhore, si edhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Kuvendit me Misionin e OSBE-së në Shkup.Ai theksoi se Asambleja Parlamentare e OSBE-së, ku merr pjesë aktive Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, paraqet lidhje vitale ndërmjet Organizatës dhe deputetëve të cilët janë drejtpërdrejt të zgjedhur nga qytetarët.Ambasadori Klemens Koja, thuhet në kumtesë, e përgëzoi kryetarin Xhaferi për zgjedhjen e sërishme për Kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nënvizoi se Misioni i OSBE-së në Shkup do të vazhdojë të bashkëpunojë me dhomën ligjvënëse në zbatimin e proceseve reformuese.Bashkëbiseduesit e theksuan bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, me qëllim të përforcimit pavarësisë parlamentare, të funksionit mbikëqyrës dhe rolit demokratik dhe shprehën gatishmëri për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në këtë plan.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…