Zv. Kryeministri i parë Grubi priti Rosana Duxhak nga OKB

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dheMarrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot realizoi takim puneme Koordinatoren e Përhershme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara nëRepublikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Rosana Duxhak.Në takimin e sotëm të z.Grubi me znj. Rosana Duxhak u shkëmbyeninformata dhe ide se si të thellohet bashkëpunimi mes organeve dhetrupave të OKB-së dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.Duxhak përshëndeti bashkëpunimin e mirë mes OKB-së dhe Maqedonisë sëVeriut duke vlerësuar se vendi, në momentet më të rëndësishme ka treguarmarrëdhënie korrekte ndaj të gjitha çështjeve me rëndësi, të cilat janënë fokus të Bashkimit Evropian dhe njëkohësisht dhe të OKB-së.Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dheMarrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi gjatë takimit i ka thënëznj.Duxhak se bashkëpunimi i mirë dhe korrekt me organet e OKB-së pofuqizohet vazhdimisht dhe që ky ritëm do të mbahet.Ai me këtë rast ka falënderuar OKB-të për ndihmën e tyre përmes tëgjitha agjencive dhe programeve të saj për përkrahjen ndaj Maqedonisë sëVeriut.Gjatë këtij takimi Grubi dhe Duxhak diskutuan edhe për prioritet eqeverisë si dhe u prezantuan prioritete e Ministrisë për Sistem Politikdhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive duke theksuar se funksionimi ikohezionit ekzekutiv i koalicionit qeveritar dhe politikave qeveritaredo të mbeten prioritet i tij.Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që agjencitë eOKB-së të vazhdojnë të bashkëpunojnë në të gjitha fushat në të cilat OKBmund të ndihmojë dhe të kyçet në përballimin e çështjeve të rëndësishmenë nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…