Osmani-Zhbogar: Periudhë historike për integrimet evropiane – suksese që do të mbeten të gdhendura në kujtesën tonë kolektive

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot ka pasur takim lamtumirës me shefin e Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, ambasadorin, Samuel Zhbogar.Në takim, Osmani shprehu mirënjohje të sinqertë dhe ndau pllaketë-falënderimi për angazhimin e palodhur dhe kontributin personal të ambasadorit Zhbogar për ta çuar përpara dosjen e BE-së për Maqedoninë e Veriut, që u kurorëzua këtë vit me sjelljen e vendimit për fillim të negociatave dhe realizimin e Konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit, me të cilën shënohet edhe fillimi konkret i procesit negociues.“Kishim suksese historike në tre vitet e fundit për integrimet tona evropiane. Në memorien tonë kolektive do të mbaheni mend si mik i sinqertë dhe mbështetës i përkushtuar i vendit gjatë përparimit të saj në rrugën e integrimit në BE”, theksoi Osmani, duke shtuar se Republika e Maqedonisë së Veriut e përkushtuar vazhdon përpara dhe me padurim pret që të fillojë të punojë në dosjen e negociatave konkrete të BE-së.Minsitri i Punëve të Jashtme shtoi se me qëllim të avancimit të sundimit të ligjit, shtetin e së drejtës dhe kushtet e jetës dhe standardin e qytetarëve të saj, të gjitha kapacitetet administrative janë vënë në funksion të zbatimit të reformave me simbolin e BE-së dhe shpresojnë që në Bashkimin Evropian do të vazhdojnë të kenë partner të sinqertë dhe të përkushtuar për plotësimin e kritereve për anëtarësim.Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se politika e BE-së për zgjerim dhe mundësia që nëpërmjet procesit të harmonizimit të pranohen standardet e BE-së është e një rëndësie të veçantë për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, kontribuon për ruajtjen e stabilitetit të tyre dhe zhvillimin ekonomik. Republika e Maqedonisë së Veriut në periudhën e kaluar u tregua si partner i qëndrueshëm dhe në të ardhmen mund të japë kontribut të denjë pozitiv në politikat dhe funksionimin e BE-së.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…