Grubi: Miqësi e përhershme me SHBA dhe BE-në

Do të punojmë fuqishëm në drejtim të kultivimit të miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, kështu deklaroi sot Zëvendëskryeministrit i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër i Sistemit politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi . Ai gjithashtu u ndal edhe tek cështja e përdorimit të gjuhëve duke thënë se do të intensifikojmë dinamikën e zbatimit të Ligjit për përdorimin e tyre, pra gjuhëve.“Do të kompletojmë Agjencinë për përdorimin e gjuhës dhe Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve” tha Artan Grubi zëvendëkryeministër i parë.Ai foli edhe për prioritete të tjera të rëndësishme në këtë mandat qeveritarë .Grubi u shpreh se do të bashkëpunoj me kolegët e mi për rritje të cilësisë në arsim dhe kulturë, si fusha që sjellin afërsi mes qytetarëve.Gjithashtu do të bashkëpunoj me sektorin e biznesit për mbështetje të raporteve të mira mes bashkësive etnike dhe vlerave të tolerancës dhe respektit, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat dhe besimin e ndërsjellë në mjediset e tyre të punës, në mënyrë që të shfrytëzojnë potencialin e plotë njerëzor të vendit tonë tha ai .Zëvendëskryeministri i parë tha se pPoashtu do të përkrah fuqishëm kundërshtimin ndaj indoktrinimit fetar, intolerancës fetare dhe etnike të prodhuar në hapësira mediatike dhe rrjete sociale.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…