3 prioritetet e zv/kryeministrit të parë Grubi!

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik, Artan Grubi, në pres-konferencë për media thotë se Ministria për Sistem politik e ka trashëguar Sekretariatin për Marrëveshjen e Ohrit. I pyetur nga TV21 se cilat janë tre prioritet e tij si zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik, ai u përgjigjë:“Kjo ministri e trashëgoi Sekretariatin për Marrëveshjen e Ohrit dhe erdhi si rrjedhoj e analizës cilësore të cilën e bëri Instituti Europian për paqe në bashkëpunim me OSBE-në dhe me BE-në dhe ishte një nga rekomandimet që Sekretariati të shëndërrohet në Ministri.Sistematizimi i 1359 të punësuarve në këtë Ministri të cilët duhet të gjejnë vendin e tyre në institucionet e shtetit në qendër dhe në degët rajonale. Do të jetë avancimi i administratës, njohja e fakulteteve të tyre, do të jetë kohezioni shoqëror, ndërtimi i një Ministrie me të cilën do të reflekton në tërsi shoqërinë tonë”, u shpreh Grubi.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…