Grubi në takim me ambasadorin spanjoll Lorenco Sera

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dheMarrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi, realizoi takim pune meambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, z.Emilio Lorenco Sera.Sera me këtë rast ka theksuar se marrëdhëniet e mira mes Maqedonisë sëVeriut dhe Spanjës do të vazhdojnë të reflektohen me përkrahjen e venditdrejt integrimit në Bashkimin Evropian.Grubi gjatë takimit me ambasadorin e Spanjës Sera njoftoi atë se pasndryshimeve kushtetuese dhe reformave të mëdha për vendin gjatë mandatittë kaluar, koalicioni i tanishëm po shfaq mënyrë ndryshe të qeverisjesme qëllim që të dëshmojë se të gjithë qytetarët janë të barabartë parainstitucioneve.Grubi gjithashtu gjatë shkëmbimit të mendimeve me ambasadorin e Spanjëstha se Ministria Për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësivedo të garantojë kohezion në vend. Ai përmendi dhe rëndësinë e vetingutndaj të gjithë politikanëve, gjykatësve dhe prokurorëve.Në fund të takimit, zëvendës kryeministri i parë z.Artan Grubi dheAmbasadori Lorenzo Serra shkëmbyen mendime dhe për mënyrat më efikasedhe të nevojshme lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar me pandeminëe shkaktuar nga COVID-19, si dhe biseduan dhe për ngjarjet politike nëvend dhe rajon.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…