Zv. Kryeministri i parë Grubi pret ambasadoren Kroate Tiganj: Kroacia përkrah anëtarësimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dheMarrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi takoi sot në kabinetin etij ambasadoren e Kroacisë, znj. Nives Tiganj.Republika e Maqedonisë së Veriut, siç u vlerësua nga të dybashkëbiseduesit, po lëvizë sipas vlerave evropiane dhe Kroacia me këtërast do të vazhdojë të përkrahë në mënyrë aktive vendin tonë në procesine integrimit evropian, në prag të fillimit të negociatave me BE-në.Ambasadorja e Kroacisë znj.Nives Tiganj i tha Grubit se funksionizëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dheMarrëdhënie ndërmjet Bashkësive është një nga funksionet kyçe nëRepublikën e Maqedonisë së Veriut.Grubi dhe Tiganj gjatë takimit u pajtuan se Maqedoninë e Veriut e presinreforma edhe më të mëdha dhe negociatat me Bashkimin Evropian ku Kroaciasi gjithmonë është e gatshme që të ndihmojë me të gjitha fazat.Zëvendës kryeministri i parë Grubi falënderoi për përkrahjen e madhe dhemiqësore nga Republika e Kroacisë në proceset demokratike dheeuro-atlantike të vendit.Grubi theksoi luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar siprioritet dhe parakusht absolut për kredibilitet institucional dhezhvillimin ekonomik, por edhe integrim evropian.Në këtë takim bashkërisht u konkludua se përparimi i vendit, veçanërishtnë rrugën evropiane, kërkon një sjellje të përgjegjshme nga të gjithëaktorët, me qëllim që vendi sa më mirë tu qaset bisedimeve me BashkiminEvropian.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…