Takim Besimi – Holstein: Gjermania partneri ynë i përkushtuar në rrugën drejt arritjes së vlerave dhe standardeve evropiane

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, sot realizoi takim me ambasadoren e Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut Anke Holstein, me të cilën bisedoi për mundëlsitë për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik, me theks të posaçëm në lidhjen e kompanive të vendit me partnerë nga Gjermania. Besimi, siç kumtoi Ministria e Financave, i potencoi prioritetet e Qeverisë në periudhën e ardhshme dhe në drejtim të arritjes së rritjes së përshpejtuar dhe të qëndrueshme ekonomike përmes rritjes së konkurrencës së ekonomisë së Maqedonisë, duke investuar në hulumtime dhe inovacione dhe investime në kapitalin njerëzor, gjë që u konfirmua nga ana e ambasadores Holstein se mbështetja gjermane do të jetë në drejtim me përparësitë qeveritare. Në këtë takim u diskutua gjithashtu edhe për bashkëpunimin bilateral financiar me Qeverinë e RF të Gjermanisë i cili është realizuar përmes Bankës Zhvillimore të KfW-së, si dhe bashkëpunimin teknik të zbatuar nga Shoqëria gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar – GIZ. Të dy palët ranë dakord, se koncepti i arsimit të dyfishtë që po zbatohet aktualisht në Maqedoninë e Veriut dhe i mbështetur nga ana e qeverisë gjermane dhe Oda ekonomike gjermano – maqedonase është model që jep rezultate dhe është një bazë dhe perspektivë e mirë për të rinjtë të qëndruar në vend. Ministri Besimi iu falenderua Holsteinit për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë në vazhdimësi vendit tonë në procesin e anëtarësimit të plotë në NATO si dhe mbështetjen në procesin e përfshirjes në familjen e madhe evropiane – BE. Republika Federale e Gjermanisë është partneri ynë më i rëndësishëm tregtar që nga pavarësia e deri më tani.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…