Grubi: Opozita shqiptare po NGUFATË zërin brenda radhëve të tyre

Opozita për herë të parë në vendin tonë ndodh që të bëjë pengesa të verifikimit të mandateve të kolegëve të tyre deputet. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në kulturën demokratike. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi në emisionin ARGUMENT me Fatos Musliun në TVM2.“Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, liderët e këtyre partive, duke filluar që nga 2016 i kanë humbur të gjitha ciklet zgjedhore. Ata humbën edhe në vitin 2018 kur vendosën të mos votojnë në referendumin e organizuar për anëtarësim në NATO dhe BE dhe kështu me radhë.Udhëheqësit aktual të opozitës kanë uzurpuar skenën politike opozitare. Ata po pengojnë opozitën, po ngufatin zërin e opozitës brenda tyre, siç e shihni edhe në organizimet e organeve të tyre partiake po shohim përsëritjet e skenarëve të PDSH-së fatëkeqësisht”, u shpreh Grubi.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…