GRUBI: Njohja e diplomave të administratorëve, prioritet i imi

Sistemimi i administratorëve të punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit do të ndodh së shpejti. Në Ministrin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike jemi në formim e sipër të komisionit për sistematizimin e administratorëve nëpër ministri dhe dikastere tjera përkatëse. Kështu tha zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në një emision debativ në TVM2.Sipas Grubit qëndrimi në shtëpi i 1459 administratorëve shqiptar për fat të keq është i dëmshëm për ta, por edhe për shtetit.“Nuk është mirë as për ata administratorë por as për shtetin, nëse duhet që ata të sistemohen, ne jemi të gatshëm të bëjmë dhe ndryshime ligjore. Uroj që të bëjmë sistematizimin e tyre brenda disa muajve. Nuk do të bëjmë punësime të reja por do t’i sistemojmë këta administratorë nëpër ministri duke përjashtuar këtu kuadrot që nuk mund të gjenden brenda këtyre 1 mijë 459 të punësuarve që për fat të keq vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi,” deklaroi Grubi.Sipas Grubit avancimi i administratorëve është prioritet i tij. Ai u bëri apel të gjithë atyre administratorëve të cilët në ndërkohë kanë kryer fakultete, të paraqiten tek punëdhënësit e tyre që cilët me ligj janë të detyruar që t’ua njohin diplomat, hap ky i cili do të jetë një ndihmë e madhe për ata dhe familjet e tyre në planin e të ardhurave mujore.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…