Besimi paralajmëroi parashikueshmëri në politikën tatimore dhe mbajtje të tatimit të fitimit prej 10 për qind

Parashikueshmëri në politikën tatimore – mbajtje të tatimit në fitimit prej 10 për qind në periudhën e ardhshme katër vjeçare, përfitime tatimore për eksportuesit përmes ligjit të ri të TVSH-së, norma preferenciale prej 5 për qind për prodhuesit bujqësor dhe zejtarët, ngritja e pragut për paguesin e TVSH-së në tre milion denarë nga viti 2022, paralajmëroi ministri i Financave Fatmir Besimi për ekonominë në mandatin e tij katër vjeçar.“Të garantojmë parashikueshmëri në politikën tatimore, me ç’rast tatimi i fitimit të mbetet në nivel prej 10 për qind në të gjithë periudhën deri në vitin 2024. Ta rikonfigurojmë tatimin e vlerës së shtuar përmes serisë së masave, duke filluar me ligj të ri të TVSH-së i cili do të mundësojë përfitime tatimore për ndërmarrjet që janë me orientim eksportues, normë të vetme prej 10 për qind TVSH për të gjitha shërbimet e restoraneve në çka tashmë intensivisht punojmë, rishikimi i normave të TVSH-së për lëndët e para të prodhuesve vendor dhe zvogëlim të normës së TVSH-së për prodhuesit bujqësor dhe zvogëlim të normës së TVSH-së për lëndët e para të kompanive me orientim eksportues, zvogëlim prej 18 në 5 për qind të tatimit për shërbimet e zejtarëve. Është planifikuar edhe ngritje e pragut për pagesë të TVSH-së prej 2 në 3 milion denarë qarkullim vjetor, duke filluar nga 1 janari i vitit 2022 dhe barazim me pragun e lirimit nga tatimi i fitimit deri në 3 milion denarë qarkullim vjetor”, tha ministri Besimi.Ai paralajmëroi se do të fillojë procesi i zvogëlimit të detyrimeve parafiskale deri në 75 për qind nga niveli i tanishëm dhe nivelizimi i tyre në pajtim me madhësinë e subjekteve ekonomike përmes dialogut me odat ekonomike.Për kompanitë vendore dhe të huaja paralajmëroi edhe mbështetje direkte nga Qeveria në vlerë prej 300 milion euro.“Të sigurojmë mbështetje direkte për investimet vendore dhe të huaja në vlerë prej 300 milion euro nga buxhetet vendore dhe alokim direkt të 300 milion eurove të pritura nga fondet evropiane. Ta rrisim vëllimin e mbështetjes financiare për kompanitë vendore përmes Planit për rritje ekonomike 25 për qind çdo vit, në krahasim me parapraken. Të formojmë fond të veçantë të kapitalit si nxitje për hyrje të fondeve të huaja investuese”, theksoi Besimi.Ai shtoi se do të përkushtohet vëmendje e madhe e llogaridhënies dhe punës transparente, ndërsa do të vendoset edhe listë e bardhë e obliguesve tatimor, gjegjësisht kompanitë të cilat rregullisht i paguajnë obligimet tatimore.“Një nga shtyllat kryesore të këtij sistemi duhet të jenë transparenca dhe llogaridhënia e financave publike. Transparenca, viteve të fundit, është “fjalë kyçe” në politikë, por vlera e tij reale për financat publike është shkalla më e lartë e kontrollit fiskal. Ne do ia japim informacionin relevant opinionit në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme, ndërsa opinioni do të gjykojë dhe vlerësojë nëse është vendim i vërtetë, i arsyetuar dhe legal. Qytetarët janë ata të cilët i punësojnë deputetët, ministrat dhe funksionarët tjerë, qytetarët janë ata që sjellin gjykim me vlerë për punën e tyre, si dhe për drejtimin në të cilin duhet të veprojnë institucionet”, tha ministri i Financave Fatmir Besimi në konferencën e sotme për shtyp.

Related posts

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…