Takohen Grubi e Tahiri, bisedojnë për çështjen e kufijve

Hapja e kufijve ishte një ndër temat për të cilën biseduan në takimin e sotëm zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe homologu i tij kosovar, Besnik Tahiri. Gjatë këtij takimi si zgjidhje eventuale për çështjen e kufijve është përmendur modeli i lëvizjes mes Shqipërisë dhe Kosovës. “Fqinjësia jonë është e shkëlqyer, Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të hapur. Me Republikën e Kosovës duhet t’i liberalizojmë kufijtë që të mund të lëvizim dhe punojmë më lirshëm duke ndjekur shembullin si Kosova me Shqipërinë”, tha Grubi. Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Tahiri nënvizoi se liberalizimi i kufirit duhet të ndodhë. “Biseduam për procesin e integrimit evropian, kërkova ndihmë. Pika e dytë për të cilën biseduam ka të bëj me rrugën Shkup-Bllacë, ne e kemi krye pjesën tonë, mendojmë se ky segment do të lidh edhe më shumë dy vendet tona, përfshi edhe aspektin ekonomik. Tema e tretë ka të bëj me temën e pandemisë. Duhet ta lehtësojmë komunikimin dhe udhëtimin e qytetarëve që ta kenë më lehtë”, tha Tahiri.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…