Maqedonia dhe Kosova shqyrtojnë mundësinë e lëvizjes së qytetarëve pa test PCR

Zëvendëskryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës Artan Grubi e Besnik Tahiri kërkuan nga autoritetet shëndetësore të shqyrtojnë kërkesat e për heqjen e PCR testit negativ për qytetarët e të dyja vendeve.Përkrahja ime, inkurajimi dhe i kolegut tim është që heqja e testit të bëhet që sot, por duke garantuar edhe shëndetin publik mes qytetarëve, në përputhje me shembullin dhe praktikën mes Shqipërisë dhe Kosovës – deklaroi Artan Grubi, Zëvendëskryeministër.Për mua është totalisht e palogjikshme që ne të kemi një sistem të testimit bilateral derisa lëvizja jonë me Shqipërinë është e hapur – u shpreh Besnik Tahiri, Zëvendëskryeministër i Kosovës.Hapjen e kufijve pa kushte e kanë kërkuar edhe Odat ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës.Apelojmë deri tek Qeveritë e të dy shteteve që të shfuqizojnë vendimin për PCR test negativ të obligueshëm, në koordinim me ministritë dhe komisionet përkatëse në mënyrë që të mundësohet vazhdimi i bashkëpunimit të pandërprerë rajonal – thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Oda e Afarizmit të Kosovës.Javën e kaluar në takimin mes ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe homologut tij nga Kosova, Armend Zemaj u vendos mbajtja e konferencës së përbashkët rajonale dhe bilaterale me qëllim lehtësimin lëvizjeve kufitare pa kushtin për PCR test negativ. Dyja resorët nuk ndajnë hollësi nga epilogu i konferencës së përbashkët. Kushtin për PCR test negativ ndaj shtetasve të Kosovës, autoritetet në vendin tonë e vendosën në fillim të muajit korrik, ndërsa 1 javë më vonë një kusht i tillë u vendos edhe nga autoritetet Kosovare. Paraditen e sotme një shtetas i Maqedonisë së Veriut është kapur nga policia e Kosovës në tentativë për kaluar kufirin me PCR test të rrejshëm.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…