Grubi takoi ambasadorin italian Romeo: Italia partner i yni në rrugën e integrimit evropian

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive z.Artan Grubi, sot realizoi takim pune me ambasadorin e Italisë në Maqedoninë e Veriut, z.Karllo Romeo.Në këtë takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet dypalëshe mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, të cilat vite me radhë karakterizohen me miqësi dhe mirëkuptim të ndërsjellë.Bashkëbiseduesit folën edhe për reformat, Marrëveshjen e Ohrit dhe luftën e pakompromis ndaj korrupsionit në vend.Zëvendëskryeministri i parë z.Grubi theksoi se Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive do të jetë një ministri moderne dhe përgjegjëse e cila do të kontribuojë në kohezionin shoqëror dhe barazinë qytetare.Zëvendëskryeministri Grubi me këtë rast i ka thënë ambasadorit Romeo se vlerëson përkrahjen sistematike që Italia ia ofron procesit të integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe shprehu kënaqësinë që shumë nga projektet e financuara nga shteti Italian përkrahin fuqishëm prioritetet e vendit për anëtarësim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian.Nga ana e tij ambasadori italian Romeo është shprehur optimist se gjatë periudhës së ardhshme, Maqedonia e Veriut, njëjtë sikur edhe shtetet tjera do të angazhohet fuqishëm në drejtim të përforcimit të ekonomisë dhe të sigurimit të mbrojtjes përkatëse shëndetësore për qytetarët e saj nga Covid-19. Ai gjithashtu tha se vendin, përkatësisht institucionet shtetërore i pret një rritëm më i madh i punës në përmbushjen e agjendës evropiane, përfshirë këtu reformat në luftën kundër korrupsionit, reformat në gjyqësi dhe sundimin e së drejtës, reforma këto që Bashkimi Evropian u kushton vëmendje të veçantë.Grubi dhe Romeo bashkëbiseduan edhe për rritjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, duke përmendur në veçanti planin e tërheqjes më të madhe të investimeve italiane në vend si dhe diskutuan edhe për këmbimin e praktikave të përbashkëta që do të ndihmonin Maqedoninë e Veriut si anëtare e ardhshme e BE-së.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…