Xhaferi takoi ambasadorin Ishtvan

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi sot u takua me ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Llazllo Ishtvan.Në takim, siç ka njoftuar Pres shërbimi i Kuvendit, Xhaferi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që vendi ynë e pranon nga Republika e Hungarisë për integrimet tona euroatlantike dhe evropiane.“Në vazhdim ai e njoftoi ambasadorin me aktivitetet e ardhshme të punës së Kuvendit, siç është shqyrtimi i më shumë ndryshimeve ligjore të imponuara nga pandemia me Kovid-19, pasaj aktivitetet në lidhje me agjendën evropiane dhe hapjen e kapitujve të parë kah fundi i këtij viti. Krahas kësaj Xhaferi e njoftoi edhe për rrumbullakimin e funksionalitetit të Kuvendit me formimin e delegacioneve të bashkëpunimit multilateral dhe grupeve të bashkëpunimit bilateral”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…