Osmani: Shpreh keqardhjen për memorandumin bullgar, kemi linjat e kuqe në mbrojtje të interesave kombëtare

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën e sotme duke komentuar Memorandumin e Bullgarisë drejt BE-së tha se do të mbrojë fuqishëm interesat kombëtar dhe shtetërorë.“Besoni, kemi strategji, e dimë çfarë bëjmë. Kemi linjat e kuqe në mbrojtje të interesave kombëtarë dhe shtetërorë dhe fuqishëm qëndroj në mbrojtje të këtyre intersave”, pohoi mes tjerash Osmani.Osmani tha se ndjen keqardhje pasi Bullgaria siç tha ai ka devijuar nga marrëveshja për Fqinjësi të Mirë.“Më duhet të shpreh keqardhjen për memorandumin bullgar, pasi devijon nga Marrëveshja për Fqinjësisë të Mirë, ku thuhet se se Bullgaria do të mbështesë vendin drejt integrimit në BE”, theksoi mes tjerash Osmani.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…