Grubi e udhëhoqi seancën e Qeverisë

Seancën e djeshme, të pestë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mungesë të kryeministrit Zoran Zaev, sot e ka drejtuar zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi.Grubi seancën e sotme e ka udhëhequr edhe në gjuhën shqipe. Me ndryshimet në rregulloren e punës së Qeverisë, Kryetarin e Qeverisë Zoran Zaev e zëvendëson zëvendësi i parë i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Koordinim të Çështjeve Politike të Dikastereve, Artan Grubi.Në mbledhjen e 5-të të Qeverisë u përcaktuan masat për blerjen e rrushit, u vendos që 884 studentë dhe 347 nxënës të paguhen me një shumë mujore për të mbuluar kostot e akomodimit ose transportit privat, të cilët për shkak të protokolleve nuk do të jenë në gjendje të përdorin akomodimin në konvikte, kurse gjithashtu u vendos që teatrot, kinematë, opera dhe baleti të punojnë sipas Protokolleve për organizim të ngjarjeve./TS/     

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…