Takim i zëvendëskryeministrit të parë Grubi me ambasadorin e ri evropian Dejvid Gir: Sundimi i së drejtës në vijë të parë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi, sot realizoi takim me ambasadorin e ri dhe shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z.Dejvid Gir. Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka thënë se bashkëpunimi i deritanishëm me Delegacionin e Bashkimit Evropian në vend ka qenë dhe do të mbetet në nivelin më të lartë. Ai siguroi ambasadorin Gir se në rolin e tij si koordinator i politikave të resoreve do të garantojë kohezion brenda koalicionit qeveritar dhe do të kryej koordinimin dhe rrjedhmërinë e proceseve dhe zbatimin e programit. Grubi gjatë takimit me ambasadorin evropian është shprehur se rruga e drejtësisë joselektive dhe sundimi i ligjit do të arrihen vetëm përmes transparencës së plotë dhe vetingut që do të bëhet ndaj bartësve të funksioneve publike, gjykatësve dhe prokurorëve. Gjatë takimit mes Grubit dhe ambasadorit Gir u shkëmbyen mendime edhe për dinamikën e realizimit të reformave të cilat pritet të shtohen edhe më tepër pas hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Grubi me këtë rast i ka potencuar z.Gir se Qeveria është e përkushtuar në zbatimin e reformave në administratën publike. Nga ana e tij ambasadori Gir gjatë takimit me Grubin ka nënvizuar se për Komisionin Evropian dhe për institucionet e BE-së, me rëndësi është edhe zbatimi i reformave në gjyqësi, sundimi i së drejtës dhe mbajtja e marrëdhënieve të mira ndëretnike si dhe relacionet e mira me fqinjët me qëllim të dëshmimit të vlerave evropiane gjatë procesit të integrimit në BE. Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në institucionet shtetërore por edhe në ato private, si të vendit ashtu edhe të jashtme, me theks mbi parimin kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat për të gjithë qytetarët pa dallim të përkatësisë etnike në fushëveprimin e tyre. Bashkëbiseduesit, z.Grubi dhe z.Gir nuk anashkaluan temën e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni të Veriut, proces për të cilin vlerësuan se duhet të realizohet me sukses gjatë vitit të ardhshëm.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…