Takim Osmani – Haneda me rastin e përfundimit të misionit diplomatik të Ambasadores së Japonisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot kishte takim lamtumirës me Sh.S. znj., Keiko Haneda, Ambasadore e Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me rastin e përfundimit të misionit diplomatik dhe largimin nga vendi.Me këtë rast, Osmani i ndau pllaketë falënderuese Ambasadores Haneda për angazhimin e saj të shkëlqyeshëm dhe kontributin personal në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë, duke i dëshiruar suksese në angazhimet e mëtejshme në karrierën diplomatike.“Si Ambasadore e parë rezidente në vendin tonë, keni lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë, sidomos përmes angazhimit tuaj personal dhe ndihmës së pa rezervë nga Qeveria e Japonisë. Më shumë se 20 vite kemi donacione dhe realizohen projekte të dedikuara nga populli i Japonisë, sidomos në sektorin e shëndetësisë, vetëqeverisjes lokale, arsimit dhe institucioneve të tjera publike, që paraqet kontribut jashtëzakonisht pozitiv në zhvillimin e të gjithë këtyre sektorëve”, tha Osmani.Me një ton të ngjashëm, bashkëbiseduesit i vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si jashtëzakonisht miqësore, të bazuara në bashkëpunim dhe partneritet tradicional.Ambasadorja Haneda u falënderua për mikpritjen dhe bashkëpunimin e suksesshëm në periudhën e kaluar dhe e përcolli vullnetin për angazhimin e saj për thellim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale, si dhe për gatishmërinë e palës japoneze për vazhdim të mbështetjes zhvillimore për Republikën e Maqedonisë së Veriut.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…