Ministri Osmani fillon vizitën në Bruksel me takime të shumta në Parlamentin Evropian

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, agjendën intensive në Bruksel e filloi nga Parlamenti Evropian, duke realizuar takime me eurodeputetë me ndikim dhe me përfaqësues të grupeve të ndryshme politike. Gjatë vizitës në Parlament, Osmani u takua me Klára Dobrev, Nënkryetare e Parlamentit Evropian nga Partia Social Demokrate, Michael Gahler, eurodeputet gjerman dhe anëtar i Partisë Popullore Evropiane,  Anna Fotyga, anëtare e AFET dhe koordinatore e Konservatorëve dhe Reformatorëve Evropian, Reinhard Bütikofer, anëtar i AFET dhe koordinator i Partisë së Gjelbër,.Gjatë takimeve, Osmani riafirmoi angazhimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin euro-integrues, por gjithashtu i prezantoi edhe prioritetet e misionit të tij mandatues si udhëheqës i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut.”Pres miratimin në kohë të Kornizës Negociuese, duke i respektuar parimet e Metodologjisë së re në procesin e negociatave. Na pret një klimë pozitive në të ardhmen, shumë punë, por edhe motiv për të ofruar rezultate nga reformat në vend. Fokusi im është në thellimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, jo vetëm si përfitim i ynë autentik, por edhe si kontribut aktiv në bashkëpunimin rajonal, si politikë kyçe për ruajtjen e idesë evropiane në Ballkan”, tha Osmani.Nga ana e deputetëve u potencua mbështetja e fuqishme ndaj perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut, e rrjedhës pa pengesa të agjendës evropiane të vendit, miratimit të kornizës negociuese dhe organizimit të Konferencës së parë ndërqeveritare. Ata theksuan rëndësinë e vazhdimësisë së reformave për të krijuar një atmosferë pozitive për fillimin e negociatave, si dhe njoftuan vazhdimin e dialogut Jean Monnet, në mënyrë që të intensifikohet bashkëpunimi midis partive politike drejt përfshirjes në procesin e negociatave. U theksua se koncepti i një shteti multietnik dhe paqësor, i përkushtuar për gjetjen e zgjidhjeve përmes kompromisit dhe dialogut, njihet si një sukses i madh dhe paraqet shembull jo vetëm për rajonin, por edhe më gjerë. Duke theksuar aspektin gjeopolitik për rëndësinë e zgjerimit të BE-së me rajonin, unanimisht u konstatua se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë dhe stabilitetin e BE-së, por edhe për progresin e përgjithshëm ekonomik, politik dhe shoqëror të Kontinentit.Në takime u bë fjalë edhe për bashkëpunimin parlamentar, përgatitjet për Komitetin e ardhshëm të Përzier Parlamentar mes Maqedonisë së Veriut dhe Parlamentit Evropian, ndërsa u bisedua edhe për planet dhe kornizën kohore për përgatitjen e Rezolutës së ardhshme të Parlamentit Evropian mbi vendin.Osmani gjatë ditës do të takohet edhe me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe njëherit edhe Nënkryetar i Komisionit Evropian, Josep Borell, ndërsa në agjendë për sot është paraparë edhe takimi me Miroslav Lajçak, Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe për Dialogun Beograd-Prishtinë. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…