Takimi i Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me Zëvendëskryetaren e Komisionit Evropian, Dubravka Shuica

Si pjesë e agjendës intensive dy ditore, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani u takua me Zëvendëskryetaren e Bashkimit Evropian përgjegjëse për demokraci dhe demografi, Dubravka Shuica.Gjatë takimit u diskutua mbi rrjedhën e përgatitjeve për Konferencën për të Ardhmen e Evropës dhe P;R kyçjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për politikat e të rinjve dhe parandalimin e largimit të stafit të kualifikuar në vendet shumë të zhvilluara.Zëvendëskryetarja  Shuica e njoftoi Osmanin me planet për Konferencën për të Ardhmen e Evropës, e cila është një nga projektet prioritare të Komisionit Evropian, i cili duhet të kontribuojë në zhvillimin e politikave të BE-së në plan afatmesëm dhe afatgjatë, me qëllim që tu përgjigjen më mirë sfidave me të cilat po ballafaqohet BE-ja. Kjo konferencë do të paraqesë një platformë e cila duhet t’i lidhë qytetarët evropian, shoqërinë civile dhe institucionet evropiane, në mënyrë që të ketë diskutime të përbashkëta se çfarë BE-je duan qytetarët evropianë  dhe se si të udhëhiqet ajo. Konferenca për të Ardhmen e Evropës do të jetë një forum i ri për debat të hapur, gjithëpërfshirës dhe transparent.Bashkërisht u konkludua që politikat e zgjerimit të Unionit duhet të vazhdojnë paralelisht me diskutimet mbi të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe reformat e saj të brendshme.”Pjesëmarrja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Konferencën për të Ardhmen e Evropës do të jetë një përfitim i ndërsjellë dhe në mënyrë plotësuese do t’i rrisë përpjekjet për ngritje të vullnetit politik mes vendeve anëtare në progresin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Osmani.Ministri Osmani e informoi bashkëbiseduesen për agjendën aktuale të vendit drejt BE-së, si dhe masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe punës me qëllim të përmirësimit të jetës socio-ekonomike të vendit.Këtij takimi i paraprinë takimet e Osmanit me Andreas Schieder, Kryetar i Komitetit të Përbashkët Parlamentar midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, Ilhan Kuçuk, Raportues për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian dhe Andrej Kovachev, Nënkryetar i EPP-së.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…