Xhaferi takoi ambasadorin rus Bazdnikin: Mundësi për thellimin e bashkëpunimit parlamentar

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi realizoi takim me ambasadorin e Federatës Ruse, Sergej Bazdnikin.Xhaferi vlerësoi se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse karakterizohen me miqësi, bashkëpunim parimor dhe transparencë, si edhe mundësi për thellimin e bashkëpunimit parlamentar, që do të kontribuojë në avancimin e bashkëpunimit në fushat tjera. Ai informoi për aktivitetet që e presin Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në drejtim të formimit të delegacioneve dhe Grupeve parlamentare të bashkëpunimit, ndër të cilat edhe Grupi Parlamentar i Bashkëpunimit me Parlamentin e Federatës Ruse.Ambasadori Bazdnikin i transmetoi Xhaferit urime për rizgjedhjen për Kryetar të Kuvendit dhe për zgjedhjet parlamentare të zbatuara me sukses. Ai u zotua për avancim të mëtejshëm të ndërsjellë të bashkëpunimit të përgjithshëm ndërmjet Federatës Ruse dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të barazisë, respektimit dhe çmimit të ndërsjellë, duke theksuar se anëtarësimi i vendit në NATO nuk duhet të ketë ndikim me marrëdhëniet bilaterale miqësore.Xhaferi dhe ambasadori Bazdnikin nënvizuan se janë të përbashkëta përcaktimet për vazhdimësi dhe avancim të bashkëpunimit ekonomik dhe këmbimit tregtar, si edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të shumta me interes të ndërsjellë për qytetarët e të dy vendeve.Në takim, po ashtu, u këmbyen informata për gjendjet me pandeminë e KOVID-19, si edhe menaxhimin e pasojave nga e njëjta.Bashkëbiseduesit folën edhe për mundësitë e avancimit të dialogut parlamentar ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse, si në planin bilateral, ashtu edhe në suaza të asambleve ndërkombëtare parlamentare ku bëjnë pjesë të dy vendet.Ambasadori Bazdnikin ia dorëzoi Kryetarit Xhaferi urimet nga Kryetari i Dumës Shtetërore të Federatës Ruse, Vjaçesllav Vollodin, për zgjedhjen për Kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Deklaratën e Dumës Shtetërore në lidhje me 75-vjetorin e formimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…