Me strategji të mirë për bashkëpunimin ekonomik në rajon, investimet në infrastrukturën rajonale, zhvillim të bashkëpunimit dhe tregtisë, mund të arrijmë sinergji dhe të përshpejtojmë rritjen ekonomike. Të arrijmë prosperitet dhe të sjellim Evropën dhe vlerat evropiane në rajon, potencoi ministri i Financave Fatmir Besimi në intervistën për Euronews Albania.Ai në këtë intervistë, foli për paketën e katërt të masave e miratuar nga Qeveria si dhe për efektet e pritshme. Informoi edhe në lidhe për grantet për kompani që janë në pronësi ose të udhëhequra nga gratë, të cilat punësojnë të rinj ose që janë të orientuar drejt eksportit. Në mënyrë që të zbatohet një qasje holistike, me linjën e re kreditore pa interes prej 31 milionë eurosh, do të ndahet komponent granti prej 30% të kredisë së marrë me mjete nga Bashkimi Evropian në lidhje me kategoritë e synuara të prekura nga kriza, si dhe kompanitë të drejtuara ose në pronësi të grave sipërmarrëse, të cilat punësojnë të rinj dhe që janë të orientuar drejt eksportit, tha në këtë intervistë, ministri i Financave Besimi.- Kjo do të rrisë konkurrencën dhe frymën e re në biznes. Faktikisht, këto janë pjesë të masave, do të mbështeten financiarisht kompanitë që kanëmbetur pa punë, të punësuarit që kanë humbur punën, studentët, por edhe familjet që kanë nevojë për ndihmë – tha Besimi.Ai theksoi se paketa e katërt e masave antikrizë bazohet në tre shtylla, shtylla e parë ka të bëjë me qytetarët, aspektet e tyre shëndetësore dhe sociale, shtylla e dytë ka të bëjë me ndërmarrjet dhe ruajtjee e vendeve të punës dhe shtylla e tretë lidhet me ruajtjen e stabilitetit makrofinanciar. Paketa është në vlerë prej 470 milionë euro, nga të cilat 170 milionë janë implikime të drejtpërdrejta fiskale.Besimi njoftoi se deri në fund të javës do të përgatitet ribalanci i buxhetit me të cilin do të financohet një pjesë e masave.