BDI përshëndet paketën e 4 prej 470 milion € në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet masat ekonomike prej 470milion euro për ekonominë vendore dhe qytetarët për të lehtësuarpërballjen me pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, gjegjësisht masat dotë kontribuojnë në rikuperimin e ekonomisë vendore, ruajtjen e vendevetë punës, përkrahjen e konsumit privat si dhe në qëndrueshmërinë dhestabilitetin  financiar.Qeveria aprovoi 31 masa të pakos së katërt, duke aprovuar 470 milioneuro për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët të dalin nga kriza eshkaktuar nga pandemia.Pakoja parashikon vazhdimin e subvencionit të pagës në vlerë prej 14,500deri 21,776 denarë për punonjës për tre muaj dhe atë tetor, nëntor dhedhjetor. Metodologjia e re për ndihmën shtetërore për pagën do tëmbështesë 83,000 vende pune në muaj, përkatësisht 250 mijë të punësuar për tremujorin e fundit të këtij viti. Vlera e kësaj mase është 70milion euro. Kjo masë është menduar për të gjitha ndërmarrjet, fermerët,zejtarët dhe personat që kryejnë shërbime të tjera.Mbi 283,000 qytetarë do të marrin kartela pagesore, për blerje tëprodukteve vendore për të stimuluar konsumin dhe përkrahur ekonominë ebrendshme në vlerë prej 27,6 milion euro. Në këtë mënyrë, 5,726 prindërtë vetëm, 182,271 pensionistë me pensione deri në 15,000 denarë, 85,108të papunë – punëkërkues pasivë dhe 520 artistë të pavarur, punonjësfilmi, punonjës kulturorë  do të marrin një kartel pagesore vendore nëvlerë prej 6000 denarë.Siguruam mjete për kreditë e reja të favorshme prej 100 milion EURO qëdo plasohen përmes Bankës për Zhvillimin e Republikës së Maqedonisë sëVeriut, lehtësime të reja  nga kreditet e aprovuara  për kredi painteres nga linja Covid-1 si dhe shtyrja shtesë e ripagimit të huasë përndërmarrjet deri në fund të vitit janë parashikuar.Në periudhën e zbatimit të pakоs së katërt, masa – Garancioni Shtetërordo të aktivizohet. Me këtë masë, shteti vë në dispozicion 10 milion euromjete financiare për të mbështetur kompanitë për qasje më të lehtë nëmjete të lira financiare, duke marrë pjesë garantimin e kredisë. Megarancinë shtetërore prej 10 milion euro, kreditë me vlerë 65 milioneuro do të jenë në dispozicion të ekonomisë.Masa – Garanci Doganore  do të jetë një mbështetje e madhe përkompanitë. Kjo masë synon të sigurojë më shumë mbështetje për kompanitëqë merren me eksport dhe qasje më të lehtë për lëndët e para.Pakoja e katërt e masave mbështet dhe më shumë sektorët që pësuan poashtu si rezultat i krizës nga COVID-19 si masa për sektorët e turizmit,hotelierisë dhe transportit e cila ofron ndër të tjera, ndihmë tëpakthyeshme për agjencitë turistike, restorantet e dasmave dhe këndet elojërave.Pakoja parashikon gjithashtu masa për të mbështetur pushtetinlokal-komunat, për të siguruar stabilitetin e tyre financiar.Poashtu gjatë tetorit do të ketë fundjavë për blerjen e produktevevendore dhe IT pajisje pa TVSH deri në vlerë prej 30.000 denarë.Pakoja e katërt e masave ekonomike parasheh dhe lehtësime tatimore përbizneset, që do stimuloj ruajtjen e likuiditetit dhe rimëkembjen e tyrenë periudhën në vijim.Pakoja e katërt e masave do të përfshijë mbi  600 mijë qytetarë.Tre pakot e mëparshme anti-krizë të realizuara nga qeveria shpëtuanqindra mijëra vende pune dhe ofruan ndihmë për dhjetëra mijëra biznese.Vetëm përmes masës së mbështetjes financiare prej 14,500 denarë përpunonjës, me 79.5 milion euro, mbështeten rreth 120,000 qytetarë tëpunësuar dhe rreth 20,000 kompani dhe mbi 5000 veprimtari vetanake.Përmes linjave të kreditit Covid-1 dhe Covid-2, mbi 13 milion euro undanë në ekonomi për 1376 kompani me gati 18,000 të punësuar. Së bashkume tre linjat 62,8 milion euro iu transferuan biznesve përmes Bankës përZhvillim.26.8 milion euro përfunduan te 309,000 qytetarë që morën kartelapagesore vendore përmes masës “Unë blej produkte vendore “, dhe përmesmasës “Pushime në vend”, kuponat e turizmit u ndanë për mbi 117,000qytetarëve në vlerë prej 12 milion euro.Vlera e tre pakova të para të masave ekonomike ishte 550 milion euro.Me pakon e katërt, ne vazhdojmë me ndihmë gjithëpërfshirëse përqytetarët dhe ekonominë.Vlera e pakos së 4-të të masave ekonomike është 470 milion euro dhe sëbashku me vlerën totale të tre pakove të mëparshme prej 550 milion euro,do të thotë se 1 miliard e 20 milion euro u drejtohen përsëri qytetarëvedhe ekonomisë për të siguruar qëndrueshmëri dhe ndihmesë potenciale përrikuperim.Përkushtimi i Bashkimit Demokratik për Integrim vazhdon të jenëqytetarët dhe ekonomia vendore.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…