Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi konfirmoi sot se Qeveria solli vendim të hapen kufinjtë informon TetovaSot.Me këtë rast Grubi theksoi kufinjtë tanë duhet të liberalizohen për nga shembulli i kufinjve midis Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat janë të hapura dhe kemi lëvizje të jashtëzakonshme midis dy vendeve dhe në vecanti në sezonën turistike përcjellë TetovaSot Për zëvendëskryeministrin e parë Grubi transmetimi i infektimeve me Covid -19 nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas ishte minimal dhe ky shembull dhet të na shërbejë edhe neve për ti liberalizuar kufinjtë jo vetëm me fqinjin tonë Kosovën por edhe me fqinjët tjerë përreth deklaroi Artan Grubi.TetovaSot